Shkurt.ch
Më pak investitorë në Zvicër
Në vitin 2012 numri i investimeve të drejtpërdrejta nga jashtë në Zvicër ka shënuar rënie për 38 për qind.
Zvicra mbetet atraktive për kompanitë e huaja, por investimet direkte kanë shënuar rënie. Firma „Ernst& Young“ thotë se në vitin 2012 numri i investimeve të drejtpërdrejta nga jashtë në Zvicër ka shënuar rënie për 38 për qind.
Zvicra së bashku me Suedinë, Rumaninë dhe Italinë janë humbësit më të mëdhenj. Në vitin 2012 ka pasur 61 projekte të investimeve të huaja në Zvicër. Do të thotë se ishte niveli më i ulët në tetë vjetët e fundit. Ndërkohë vetëm 1155 vende pune janë krijuar nga investitorët e huaj.
Megjithatë, firmat e huaja e kanë vlerësuar kufirin minimal me euron.
Kufiri minimal i kursit të euros (në raport me frangun) që e ka përcaktuar Banka Nacionale e Zvicrës në vitin 2011 është dëshmuar si i efektshëm. Kjo po gjen shprehje në zhvillimin e eksportit dhe në sigurinë e planifikimit, të cilat prej atëherë kanë shënuar rritje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











