Integrimi
Me optimizmin e saj do të ndalë kosovarët nga emigrimi
"Njerëzit janë jashtëzakonisht miqësorë, është një vend dinamik. Jeta ka lezet këtu", thotë Nina Theis, shefe e Zyrës Informative të GIZ në Prishtinë

Nina Theis udhëheq në Prishtinë një byro të GIZ (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar). Lidhur me shanset për azil në Gjermani kanë qarkulluar shumë premtime të rreme, thotë gjermania që është studiuese e islamit.
Pastaj Theis rrëfen me entuziazëm për vendin, njerëzit, fatin që kanë ata për të jetuar këtu. “Njerëzit janë jashtëzakonisht miqësorë, është një vend dinamik, ndryshon aq shumë. Jeta ka lezet këtu”, shkruan süddeutschezeitung.de, duke cituar nëpunësen gjermane.
Por Nina nuk është duke punuar në vende si Kalifornia ose Hongkongu. Ajo punon në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, një vend për të cilin shumë njerëz aktualisht kanë vetëm një dëshirë: ta braktisin, transmeton albinfo.ch. Kështu së paku tregojnë statistikat e azilit.
Po t`i studiosh shifrat e Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) që publikohen çdo muaj, të rezulton se në Kosovë ka shumë pak vend për lumturi, përparim dhe kënaqësi. Është një vend me afër dy milionë banorë në të cilin papunësia e të rinjve shkon mbi 50 për qind. Dhe është një vend nga i cili, prej fillimit të këtij viti vijnë më së shumti azilkërkues në Gjermani.
Vetëm në gjashtë muajt e parë ishin 31 mijë sish. Kjo, po u krahasua me të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor përben pjesën më të madhe.
Duhet të jesh optimiste e madhe në rast se dëshiron të përshkruash botën e atjeshme ashtu siç e përshkruan Nina Theis. Optimizmi duket të jetë një kualifikim i patjetërsueshëm për detyrën që kryen ajo.
Nga fundi i muajit maj Nina, në emrin e GIZ udhëheq byronë e ashtuquajtur informative në Prishtinë. Ndonëse tingëllon si diçka e zbrazët, bëhet fjalë për një pilot projekt të llojit të veçantë, përcjell albinfo.ch shkrimin e sz.de.
Është zyra e parë e këtij lloji përmes të cilës Gjermania provon që në një vend të prejardhjes së azilkërkuesve t`i parandalojë njerëzit e atjeshëm të marrin rrugën e azilit. Në të njëjtën kohë kjo zyrë ka për detyrë t`i informojë ata rreth gjasave për punë që kanë në Gjermani.
Theis thotë se ajo dhe tre bashkëpunëtorët e saj kosovarë deri me tash janë duke bërë përpjekje të përgënjeshtrojnë premtimet e rrejshme që herë lindin nga rastësia e herë përhapen nga trafikantë të ndryshëm dhe t`ua tregojnë shanset e vërteta që ata do te kishin për azil në Gjermani.
Sipas saj ekziston një thashetheme se atje fitohet azili menjëherë, se të gjithë priten me krahë të hapur dhe me para. Sa të rrejshme janë këto premtime, aq shpejt përhapen, si një zjarr në lëvizje.
Në të njëjtën kohë Theis dhe kolegët e saj bëjnë sqarime rreth asaj se çfarë mundësish pune ofrohen. Dhe ua kujtojnë kosovarëve se ekziston një rrugë për në Gjermani: ajo është nëse ke kualifikimin që atje mungon.
Agjentura Federale e Punës ka përpiluar një listë me profesionet deficitare ku ndërmarrësit dhe zejtarët gjermanë kërkojnë punëtorë. Në mesin e tyre janë mjeshtrit e hidraulikës, instaluesit dhe infermierët. Kjo gjë dihet prej kohësh, para së gjithash në Gjermani. Por tash kanë mundësi edhe kosovarët që në qendër të Prishtinës të informohen mbi profesionet dhe shkathtësitë që kërkohen atje.
Jehona e punës së zyrës është akoma modeste. Në javët e para kanë ardhur rreth 100 vizitorë ndërsa 3000 veta kanë marrë informatat përkatëse përmes facebook-ut. Ky fluks jo dhe aq “i papërballueshëm”, thotë studiuesja e islamit, Theis, lidhet me muajin e Ramazanit dhe me pushimet verore.
Në vjeshtën që vjen do të startohet me një fushatë informative dhe pastaj me siguri do të ketë më shumë të interesuar. “Optimistja mbetet optimiste”, përfundon artikulli i botuar në süddeutschezeitung.de.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën