Lajme
Me nderime të larta varroset Arbën Xhaferi
Në varrimin e Xhaferit në Tetovë morrën pjesë Edi Rama, Pandeli Majko, Ilir Meta, Albin Kurti, Behgjet Pacolli etj.
Mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria e Kosova i kanë dhënë lamtumirën e fundit Arbën Xhaferit, ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare i cili vdiq një ditë më parë në Qendrën Klinike në Shkop, nga një hemorragji cerebrale që e goditi një javë më parë.
Në kortezhin mortor të pranishëm ishin dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ish-kryeministrat Pandeli Majko e Ilir Meta, kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, zëvendëskryeministri kosovar, Behgjet Pacolli etj.
Kortezhi mortor, siç raporton agjencia INA, është nisur nga selia e PDSH-së, ku ishte vendosur arkivoli me trupin e pajetë të Arbën Xhaferit, ku janë bërë edhe homazhe. Ndërkaq në Pallatin e Kulturës janë mbajt homazhe si dhe është organizuar një mbledhje komemorative, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, përfaqësues të jetës politike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Në emër të familjes Xhaferi ka folë mbesa e të ndjerit Vjosa Xhaferi. “ishe nga ata që më shumë dhanë se sa morën, ngjashëm me rilindësit, por në një kohë tjetër”, tha ajo. “Të flasësh për Arbën Xhaferin në këto momente të vështira për gjithë ne mbase është e tepërt, për të flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që jetojnë ata”, ka thënë ndërkaq Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Për vdekjen e Xhaferit pasuan ngushëllime gjithandej opinionin vendor. Në Kosovë të gjitha institucionet i dërguan mesazhe ngushëllimi familjes dhe liderit të PDSH-së, ndërsa të gjitha ballinat e gazetave të përditshme në Prishtinë, e kishin në faqen e parë Arben Xhaferin. Atë e quajtën si korife të politikës moderne, që menaxhoi refugjatët e Kosovës dhe që unifikoi krahun politik me atë ushtarak.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













