Shkurt.ch
Me motosharrë dhe revole, në kafene!
Një person i dehur në një pijetore të St.Gallenit nuk kishte mundur të duronte “poshtërimin’ bërë nga shokët e tij të pijes. Ata, pasi që atë e kishte zënë gjumi, ia kishin ngjyrosur fytyrën me ngjyrë të kuqe. I tërbuar nga kjo, pijaneci kishte shkuar në shtëpi ku kishte marrë një sharrë motorike dhe bashkë edhe me një revole ishte kthyer në lokal.
Paraqitja e tij ka tmeruar mysafirët në lokalin e përmendur, bën të ditur policia e qytetit. Kur policët erdhën që ta marrin, ai u dorëzua pa asnjë rezistencë. Testi i alkoolit tregoi se ai kishte 1.7 promilë alkool në gjak. Pasditen u detyrua ta kalonte në polici.
Tash ai do të përballet me kallëzimin penal për shkelje të ligjit mbi armëmbajtjen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












