CH-Ballkani
Me mbështetjen e Zvicrës bëhen bashkë ciceronët turistikë në Maqedoni
Asociacioni i udhërrëfyesve turistikë të Maqedonisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të udhërrëfyesve turistikë, ka promovuar një ueb-regjistër dixhitale të udhërrëfyesve aktivë dhe të kualifikuar turistikë të vendit.
Projekti është mbështetur nga Programi për rritjen e punësimit të tregut (Increasing Market Employability – IME), raportojnë mediat nga Shkupi, përcjell albinfo.ch.
Platformën online mund ta përdorin operatorët turistikë dhe turistët për kryerjen turneve të organizuara me ciceronë aktivë.
Ky regjistër përfshin të gjithë llojet e udhërrëfyesve turistikë dhe përmban të dhëna për kualifikimin dhe certifikimin e ciceronëve, gjuhët që flasin, llojin e turneve që udhëheq, rajonin në të cilin punon si dhe informacionet e kontaktit.
Regjistri tashmë ka rreth 350 udhërrëfyes turistikë, por siç tha ajo, dihet se në Maqedoni ka rreth 790 ciceronë të regjistruar në Asociacionin e Ciceronëve dhe rreth njëqind ciceronë të turizmit malor.
Regjistri, i cili deri më tani ka regjistruar rreth 350 udhërrëfyes turistikë, në të ardhmen do të duhet të rritet në platformë interneti në të cilën ciceronët do të kenë mundësi për komunikim të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave dhe informacioneve nga terreni.
Programi për rritjen e punësimit të tregut (Increasing Market Employability – IME) është program i agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









