Kosova
Me lutje drejtuar Zotit, Serbia synon të ndalojë njohjen e Kosovës nga Greqia
Diplomati serb Selakoviq ka thënë se “nuk dëshiron të besoj” që Athina do të ndryshojë qëndrimin e saj të deritanishëm
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se do t’i lutet Zotit që Greqia të mos e njohë Kosovën.
Në një deklarim për televizionin serb Prva, i pyetur rreth njohjes së mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Greqia, Selakoviq ka thënë se “nuk dëshiron të besoj” që Athina do të ndryshojë qëndrimin e saj të deritanishëm.
Ai ka thënë se në takimet që ka me zyrtarët grekë, ata përsërisin se nuk do të ketë njohje të Kosovës, por shtoi se duke parë disa lëvizje të qeverisë greke, një gjë e tillë edhe mund të pritet.
“Dua të besoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe do të luftoj dhe do t’i lutem Zotit që deri te ajo të mos vijë”, ka thënë Selakoviq, duke theksuar se edhe Serbia, edhe Greqia janë shtete ortodokse.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








