Shkurt.ch
Me ligjin e ri për ADN-në, familjarët do të dënojnë të afërmit e tyre
“Në bankën e të dhënave hulumtohen të dhënat e familjarëve të afërm si prindërit, fëmijët ose motrat dhe vëllezërit” dhe kështu, në mënyrë indirekte mund të vihet në gjurmë të të dyshuarit për krim
Për ndërtimin e një profili të ADN-së, mjafton një qime floku, një bisht cigareje të tymosur ose një ekskrement nga trupi njerëzor. Në rast se teknikët e kriminalistikës gjejnë në vendin e ngjarjes gjurmë të tilla, atëherë ata mund të krijojnë prej tyre një gjurmë gishti gjenetike dhe rrjedhimisht, një profil të ADN-së.
Por jo gjithmonë ADN-ja të shpie te kryerësi i veprës penale, shkruan srf.ch. Në rast se ADN-ja e dorasit nuk është bërë kurrë, atëherë nuk do të ketë as të qëlluar në bankën e të dhënave, transmeton albinfo.ch. Dhe, në një rast të tillë mund të hyjë në punë kërkimi i të dhënave të familjarëve të kryerësve të dyshuar të delikteve.
“Në këto raste, në bankën e të dhënave hulumtohen të dhënat e familjarëve të afërm si prindërit, fëmijët ose motrat dhe vëllezërit”, thotë Florian Näf nga Zyra Federale për Polici (Fedpol). Kështu, në mënyrë indirekte mund të vihet në gjurmë të të dyshuarit për krim.
Gjykata Federale Penale në vitin 2015 e ka lejuar përdorimin e kësaj metode, edhe pse ende nuk ka ndonjë bazë të qartë ligjore për një gjë të tillë.
Deri tash kërkimi gjenetik te familjarët është zbatuar 15 herë në raste të hetimeve penale në Zvicër. Dhe, të gjitha herët, pa sukses, përcjell albinfo.ch. Por megjithatë Fedpol dëshiron që këtë metodë ta përfshijë në ligjin e ri për Profilet e ADN-së, i cili muajve të ardhshëm dërgohet për konsultim.
“Synohet që kërkimi te familjarët të futet në kontekstin e rishikimit të ligjit në mënyrë eskplicite në ligj”, thotë Näf.
Projekti po kritikohet nga avokatët mbrojtës, të cilët kritikën e tyre e argumentojnë duke thënë se të afërmit e pafajshëm përfshihen pa të drejtë në hetimet penale. Edhe eksperti i mbrojtjes së të dhënave, Adrian Lobsidger është shprehur skeptik, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, gjatë një hetimi të zakonshëm, familjarët kanë të drejtë kundërshtimi të dhënies së dëshmisë. Ndërsa me rastin e kërkimit gjenetik të të afërmve, prindërit, fëmijët ose vëllezërit e motrat mund ta ngarkojnë të dyshuarin, familjar të tyre, pa ju kërkuar leja për këtë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











