Lajme
Me gjithë shtimin e infeksioneve, numri i vekjeve në Zvicër mbetet i ulët
Numri i vdekjeve ka rënë nga 10 në 3 në krahasim me javën paraprake dhe kështu ka mbetur në nivel të ulët sipas BAG
Numri i infeksioneve të reja me Covid-19, në Zvicër, të raportuara gjatë muajit të kaluar dhe këtij aktual është rritur shumë dhe vazhdon të ketë trend të rritjes.
Por, për fat të mirë, një zhvillim i tillë nuk është regjistruar edhe në numrin e të sëmurëve rëndë dhe të vdekurve.
Kjo po ndodh, sipas ekspertëve, në masë të madhe falë faktit se pothuajse të gjithë personat që bënin pjesë në “grupin e rrezikut” tashmë janë vaksinuar plotësisht, transmeton albinfo.ch.
Në javën nga 2 deri më 8 gusht, pranimet në spitale të lidhura me koronavirusin janë rritur nga 91 në 138, sipas raportit javor të BAG.
Gjatë javës në fjalë, në një njësi të kujdesit intensiv ndodheshin mesatarisht 53 pacientë me Covid 19, domethënë 36 për qind më shumë se në javën pararendëse, shkruan srf.ch
Përqindja e të prekurve nga Covid 19 në mesin e pacientëve të kujdesit intensiv, në mes të korrikut kishte rënë fillimisht në 3.8 për qind, transmeton albinfo.ch. Por, në fund të korrikut, kjo u rrit përsëri dhe ishte 8.8 përqind në javën për të cilën bëhet fjalë.
Ajo që ka më shumë rëndësi ëshhtë se numri i vdekjeve ka rënë nga 10 në 3 në krahasim me javën paraprake dhe kështu ka mbetur në nivel të ulët sipas BAG.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














