Kultura
Me filmin “Lamerica” fillon sonte në Cyrih cikli 5 javësh “Shqipëria në film”
Podiumi i filmit i qytetit të Cyrihut (Film Podium der Stadt Zürich) nga 16 shkurti deri më 22 mars do të shfaqë një cikël filmash shqiptarë, të shoqëruar nga aktivitete të tjera me temën “Shqipëria në film” (“Albanien in film”)

Cikli i filmave shqiptarë dhe mbi shqiptarët, i cili do të zgjasë deri më 22 mars, fillon sonte me shfaqjen e filmit të njohur italian të Gianni Amelios, “Lamerica”. Ky film, kur është shfaqur, në vitin 1994 ka bërë jehonë të madhe në Shqipëri, për përshkrimin e realitetit shqiptar të pas diktaturës, shkrjuan albinfo.ch.
Syzheu i filmit është ky: Jemi në Shqipërinë e vitiut 1991. Fiore (Michele Placido) dhe 28-vjeçari Yuppie Gino (Enrico Lo Verso) janë “sipërmarrës” elegantë italianë që vijnë në Shqipëri për të blerë një fabrikë këpucësh për pak para. Ata pretendojnë se duan ta rindërtojnë atë dhe pastaj përfitojnë subvencione në xhepat e tyre. Por për këtë blerje atyre u duhet për një person “kukull” nga vendi, i cili duhet të jetë sa më i papërvojë ose sa më i thjeshtë – në këtë rast një luftëtar rezistence kundër komunizmit do të ishte perfekt…
Podiumi i filmit i qytetit të Cyrihut (Film Podium der Stadt Zürich) nga 16 shkurti deri më 22 mars do të shfaqë një cikël filmash shqiptarë, të shoqëruar nga aktivitete të tjera me temën “Shqipëria në film” (“Albanien in film”).
Gjatë kësaj periudhe do të shfaqen si filmat shqiptarë nga koha e monizmit ashtu dhe filmat më të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, thuhet në njoftimin e Podiumit të Filmit, të Qytetit të Cyrihut. Ky cikël filmash do të rrumbullakësohet me shfaqjen e disa filmave nga Evropa Perëndimore që japin një pamje nga jashtë, të Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Kuratorja e aktivitetit, Louise Burkart, ka bërë me këtë rast një hyrje të hollësishme rreth zhvillimit të filmit në Shqipëri dhe përgjithësisht ndër shqiptarët, që nga fillimet e tij të hershme. Me njohuri të thella në këtë drejtim, Burkart vë në dukje se “pasioni i shqiptarëve për filmin” lindi pa u vonuar shumë pas zbulimit të këtij pasioni nga vëllezërit Lumiere në Paris. Këtu ajo përmend fotografët dhe xhiruesit e njohur shqiptarë nga Manastiri: Janaki dhe Milton Manaki, të cilët ndoqën gjurmët e “kolegëve” të tyre pararendës nga Parisi.
Por për të arritur nga filmimet e para tek filmat e vërtetë shqiptarë duhej të kalonte një kohë e gjatë. Kështu, siç e thekson Burkart, filmat e parë dokumentarë shqiptarë u realizuan pas vitit 1944, kryesisht si bashkëprodhime me BRSS-në e atëhershme, përcjell albinfo.ch. Ndërsa filmi i parë artistik “Tana” do të vinte vetëm në vitin 1958.
Më tutje, në Shqipërinë e mbyllur pothuajse hermetikisht nga diktatura staliniste, kinematografia do të njihte një zhvillim të theksuar, por prodhimet filmike do të dilnin të shumtën të stërkequra dhe me kufizimet që i impononte ideologjia në pushtet. Megjithatë, siç vëren autorja, disa regjisorë, gjegjësisht disa filma të tyre, do të sfidonin këtë regjim dhe mbikëqyrje të hekurt. Këtu ajo kujton edhe periudhën e shkurtë të zbutjes së censurës shtetërore mbi artet, prandaj dhe mbi filmin, në vitet 1971-72, shkruan albinfo.ch. Kjo “Pranverë” e shkurtë shqiptare do të sillte edhe disa filma më të liruar nga dogma sunduese, dhe si ilustrim të kësaj atmosfere Burkart përzgjedh filmin “Kapidani”, i cili do të jetë njëri ndër disa filmat e periudhës së para demokracisë, që do të shfaqet në këtë projekt interesant në Cyrih.
Në këtë cikël, të shpërndarë përgjatë pesë javëve do të shfaqen nga disa herë filmat në vijim: “Lumi që nuk shteron”, “Kapidani”,”Lulëkuqet mbi mur” “Tomka dhe shokët e tij”, “L`Amerika”, “Kolonel Bunker”, “Tirana, Viti Zero”, “Magic Eye”, “Heshtja e Lornës”, “Nëntori i ftohtë”, “Vergine Giurata”, “Bota” dhe “Martesa”.
Në këtë vazhdë, të shtunën, 7 mars do të zhvillohet një panel debati me temën “Shqipëria në film”. Debati mbahet me fillim në orën 18.15 në Filmpodium (Nüschelerstrasse 11, 8001 Cyrih).
Kuratorja e programit, Louise Burkart, me këtë rast do të bisedojë me të ftuarit e mëposhtëm: Arta Dobroshi, aktore kryesore e filmit “Heshtja e Lornës” dhe “Magic Eye”, pastaj Iris Elezi, drejtore e Arkivit të Filmit Shqiptar dhe bashkëregjisore e filmit “Bota”, Thomas Logoreci, po ashtu bashkëregjisor i filmit të përmendur “Bota”, Fatmir Koçi, regjisor i filmave “Lumi që nuk shteron” (The River That Never Runs Dry) dhe “Tirana, viti zero”, di dhe Elvira Dones, regjisore dhe autore e romanit që ka shërbyer si bazë për filmin “Vergine giurata”.
Diskutimi zhvillohet në anglisht; është në dispozicion një përkthim nga shqip në anglisht dhe anasjelltas. Pas diskutimit në panel, Shoqëria Zvicër-Shqipëri dhe Podiumi i filmit ofrojnë një aperitiv.
Programi mund të shihet në internet në https://www.filmpodium.ch/reihen-uebersicht/57715/.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët