Shqipëria
CNN, Reuters e Spiegel, për tërmetet në Shqipëri
Euronews e ka hapur artikullin e posaçëm me titullin “Tërmet në Shqipëri, lëkundja me magnitudë 5.6 Rihter ndihet në kryeqytetin Tiranë"
Lajmi për tërmetin e fuqishëm që tronditi ditën e shtunë Shqipërinë është raportuar në disa nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare. Nga CNN deri tek “Der Spiegel” dhe “Reuters” kanë shkruar për dëmet dhe të lënduarit, si dhe për faktin se ishte lëkundja më e fuqishme në dekada.
Euronews e ka hapur artikullin e posaçëm me titullin “Tërmet në Shqipëri, lëkundja me magnitudë 5.6 Rihter ndihet në kryeqytetin Tiranë”. Ajo shkruan se epiqendra ishte në qytetin e Durrësit dhe citon Ministrinë e Mbrojtjes që ka thënë se ishte tërmeti më i fuqishëm i 30 vjetëve të fundit. Vëmendje i kanë kushtuar edhe mediat e njohura britanike “Express” dhe “The Mirror”.
Ato e kanë vënë theksin tek numri i të plagosurve, rreth 70, dhe tek fakti që ishte tërmeti më i fuqishëm ndër dekada. “Disa banesa u shkatërruan dhe njerëzit vërshuan menjëherë jashtë tyre”, shkroi “The Mirror” në edicionin e saj online.
Në Shtetet e Bashkuara, CNN ka bërë gjithashtu një raportim të detajuar mbi lëkundjen e fuqishme sizmike. Rrjeti informativ amerikan citon Qendrën Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilës epiqendra e lëkundjes ishte në bregdetin e qytetit-port të Durrësit, 35 kilometra në perëndim të Tiranës, raporton Gazeta Express.
Një pasqyrim të ngjashëm ka bërë edhe agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila ka përmendur edhe faktin se lëkundja e parë u pasua nga një lëkundje tjetër e fuqishme. Ndërkohë, nga mediat italiane, Rai News njoftoi se 100 persona mbetën të plagosur nga tërmeti, që dëmtoi rreth 400 banesa dhe madje u ndje deri në rajonin e Pulias.
I njëjti burim mediatik shkruan më tej se Italia është shprehur e gatshme t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë. Në të njëjtat linja e ka raportuar lajmin edhe e përditshmja “La Repubblica”, që në titull ka shkruar për 60 të plagosur dhe për frikë e panik të ndier edhe në rajonin e Pulias.
Edhe agjencia shtetërore e lajmeve “ANSA” i ka bërë një raportim të detajuar në faqe të parë ngjarjes, duke vënë në dukje bilancin e të lënduarve, mbi 100 persona dhe atë të shtëpive të dëmtuara, rreth 400.
Ndërkohë, në Gjermani kanë qenë revistat prestigjoze “Der Spiegel” dhe “Bild” që kanë raportuar lajmin online, si dhe rrjeti informativ “Deutsche Welle”, që ka dhënë të njëjtat detaje sikundër mediat e tjera, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












