Maqedonia
Me dy aeroplanë, nesër do të transportohen kufomat e viktimave maqedonase
Thuhet se nesër me dy aeroplanë transportues ushtarakë nga Bullgaria do të transportohen eshtrat e 45 viktimave, të cilët e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e autobusit në rrugën “Struma”, deklaroi sot ambasadori bullgar në vend, Angell Angellov, përcjell albinfo.ch.
“Pala bullgare do të sigurojë dy aeroplanë transportues ushtarakë, me të cilët nesër në mëngjes do të transportohen eshtrat e viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit”, deklaroi Angellov.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme po ashtu paralajmëruan se nesër paradite në Aeroportin e Shkupit do të arrijnë eshtrat e viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit në Republikën e Bullgarisë.
Në fatkeqësinë e autobusit me targa të Shkupit, që ka ndodhur më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit Pernik, jetën e kanë humbur 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtatë janë lënduar.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










