Kosova
Me ceremoni shtetërore varroset polici i vrarë në veri, Afrim Bunjaku

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, sot nga ora 16:00 është zhvilluar ceremonia e varrimit të policit të vrarë dje në veri të Kosovës, përkatësisht në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në këtë ceremoni, ka deklaruar se Afrim Bunjaku, është heroi i secili shqiptar.
“Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë. Do të kujtohet përherë sa të jetë Republika. Heroi më i ri i Republikës, dje dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha, Afrim Bunjaku është dëshmi se shteti ynë ka nevojë se secili nga ne t’i bëhet gardian”, ka thënë ajo.
Në këtë ceremoni, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ai po varroset si hero ndërsa u shpreh se përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime.
“Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim… E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmorë e u bë hero i Kosovës.
Në ceremoninë e varrimit ndër të tjerë, kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, si dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €