Lajme
Me biçikletë nga Zvicra në Çegran: Mërgimtari Senad Mamudi përshkon mijëra kilometra për të vizituar vendlindjen

Një histori e pazakontë vjen nga diaspora shqiptare: Senad Mamudi, 38-vjeçar me origjinë nga fshati Çegran i Gostivarit, ka përfunduar një udhëtim të gjatë dhe sfidues me biçikletë nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, transmeton albinfo.ch.
I nisur nga qyteti Wald në Zvicër, ku jeton dhe punon prej vitesh, Mamudi përshkoi mbi 1,400 kilometra përmes disa shteteve evropiane, duke mbërritur në fshatin e tij të lindjes pas tetë ditësh udhëtim intensiv. Gjatë gjithë rrugëtimit, ai përballoi temperatura të larta, terrene të ndryshme dhe lodhje të vazhdueshme, të gjitha për një qëllim simbolik: të arrinte në vendlindje me biçikletë, si një formë e veçantë përkushtimi ndaj origjinës.
“Ky udhëtim ishte një sfidë fizike, por mbi të gjitha emocionale. Ishte mënyra ime për t’i treguar vetes dhe të tjerëve se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij,” deklaroi Mamudi pas mbërritjes në Çegran.
Senadi u prit ngrohtësisht nga familja dhe banorët e fshatit, të cilët e vlerësuan iniciativën e tij si një akt të rrallë dashurie dhe përkushtimi ndaj vendit të origjinës. Ai shpreson që udhëtimi i tij të frymëzojë edhe të rinjtë e tjerë në diasporë që të ruajnë lidhjen me rrënjët e tyre kulturore, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kjo histori ka tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë vendit, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale si shembull frymëzues i lidhjes shpirtërore me atdheun.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë