Lajme
Më aktivë për marrëveshjen e pensioneve me Zvicrën
Projektligjet e nevojshme janë në fazën përfundimtare të shqyrtimit, por ende ekzistojnë pengesa për arsye buxhetore
Ka mbajtur takimin e tretë me radhë Grupi punues ndërqeveritar për koordinimin e aktiviteteve për negocimin e marrëveshjes së re ndërshtetërore të sigurimeve sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Zvicrës, bën të ditur Zyra për komunikim publik të MPMS përmes një njoftimi.
Në takim është diskutuar lidhur me hapat e gjertanishëm që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës dhe organet tjera kompetente, konform rekomandimeve të dala nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Një nga rekomandimet e dala nga Kuvendi i Kosovës, nga 8 sa janë gjithsej, si kusht për përmbushjen e detyrimeve për të pasur një marrëveshje të re për sigurime shoqërore me shtetin zviceran ka qenë edhe hartimi dhe përfundimi i tri projektligjeve të rëndësishme, me të cilat do të rregullohej çështja e sigurimeve sociale dhe shëndetësore në Republikën e Kosovës e që janë: Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, Projektligji për fondet pensionale në Kosovë dhe Projektligji për sigurimet shëndetësore.
Sipas kryesuesit të këtij grupi punues, Fadil Racaj, këto projektligje janë në fazën përfundimtare të shqyrtimit, por ende ekzistojnë disa pengesa për arsye të implikimeve buxhetore të këtyre akteve ligjore në buxhetin shtetëror të Kosovës. Sipas z. Racaj dhe anëtarëve të tjerë të këtij grupi, këto projektligje shumë shpejt do të jenë të gatshme për procedim në Qeverinë e Kosovës, kur do të plotësoheshin edhe kushti substancial për fillimin e negocimit të marrëveshjes së re në mes Kosovës dhe Zvicrës.
Gjithashtu në këtë takim u debatua edhe vendimi i Gjykatës Administrative Federale të Zvicrës, i nxjerrë më 7 mars 2011, sipas apelimit të një shtetasi të Kosovës, i cili kishte aplikuar për pension invalidor në dhjetor të vitit 2005 pranë Zyrës së Sigurimit Invalidor për të siguruarit jashtë Zvicrës. Pas nxjerrjes së vendimit nga gjykata, Enti Federal i Zvicrës ka njoftuar institucionet tona që vendimi i gjykatës së përmendur nuk ndryshon qëndrimin për vlefshmërinë e vendimit të Këshillit Federal Zviceran për mosvazhdimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore e lidhur në mes ish-Federatës Jugosllave dhe Zvicrës në raport me Kosovën.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










