Kinema
Sonte fillon në Spreitenbach Festivali “Tri Net Film Fest”
Platforma mediale albinfo.ch online&print është sponzor medial i Festivalit “Tri Netë Film Fest” i cili fillon sonte dhe vazhdon deri më 9 nëntor

Kinemaja shqiptare në fokus: Edicioni i Tretë i “Tri Netë Film Fest”
Nga Studio e Aktrimit në Zvicër thonë se ky Festival do të sjellë një përvojë të pasur me diversitet dhe talent të ri, duke ofruar një perspektivë unike për kinemanë shqiptare dhe ndërkombëtare. I fokusuar në historitë e diasporës shqiptare. Festivali lidh krijuesit e rinj me publikun dhe fuqizon zërat e rinj në tregimin e historive të tyre. Me një përzgjedhje të larmishme filmash dhe mbështetjen e sponsorëve, ky edicion synon të ketë një ndikim të qëndrueshëm në artin dhe kulturën në Zvicër dhe më gjerë
Ramadan Morina, bashkëthemeluesi i Studio Aktrimit në Zvicër
“Festivali ‘3 Net Film Fest’ po dëshmon rritje të vazhdueshme dhe të suksesshme vit pas viti, duke u bërë një platformë e mirëpritur për krijuesit e filmit dhe duke na lidhur me regjisorë e producentë të rinj. Me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të Kulturës së Diasporës së Kosovës, disa nga aktorët dhe regjisorët pjesëmarrës do të jenë të pranishëm, çka na bën të ndihemi jashtëzakonisht të kënaqur. Synojmë që edicioni i ardhshëm të jetë akoma më i avancuar, dhe përfshirja e shpërblimeve për pjesëmarrësit është një nga prioritetet tona. Pas përfundimit të këtij edicioni, do të analizojmë ecurinë dhe do të shqyrtojmë mundësitë për ta strukturuar festivalin e ardhshëm edhe më mirë.”
Xheneta Zuzaku aktore e Studios së Aktrimit në Zvicër. “Pres që të kënaqemi me arritjet e kombit shqiptar dhe të kemi një vend që të ekspozojmë se çfarë po bëjnë shqiptarët nëpër botë
Pjesë e stafit organizativ janë regjisori Ben Apolloni, producenti Enis Shaqiri, koordinatori Avdi Amidi, Yllka Zuzakun drejtuese e Studios së Aktrimit. Stafi mbështetës me moderatoren Xheneta Zuzaku, aktoren Rajmonda Dumanin, Veli Berisha, Sherif Dakajn dhe Dan Morinën.
Programi i Festivalit “3 Net Film Fest” – Edicioni i Tretë
Nata e parë – 7 nëntor 2024
Festivali hapet me një përzgjedhje të veçantë filmash që eksplorojnë tema të ndjeshme dhe artistikisht sfiduese:
“Ninullë” – Adrian Adnan Asllani | “Ditëlindja” – Sabri Pajaziti | “Violinisti” – Saimir Bajo | “Bijtë e Gjergj Kastriotit Skënderbeu” – Vranin Gecaj (Dokumentar)
Nata e dytë – 8 nëntor 2024
Nata e dytë sjell një kombinim të fuqishëm mes dramës dhe narrativave komplekse që përfaqësojnë anë të ndryshme të jetës:
“Bubbles” – Meri Dishinca | “Çlirimi” – Burim Haliti | “Taxi” – Arben Fejzullahu
Nata e tretë – 9 nëntor 2024
Mbyllja e festivalit është rezervuar për filma që sjellin histori dashurie, dramë dhe tradhti, duke i ofruar publikut një përvojë të paharrueshme:
“Crazy Love” – Izer Aliu | “Thirrja” – Mirak Zymberaj | “I pabesi” – Musa Isufi
Festivali “3 Net Film Fest” sjell kështu një program të pasur artistik për dashamirët e kinemasë dhe premton të ofrojë net të mbushura me emocion dhe reflektim.
Rezervimet: Vetëm përmes SMS në numrin +41 76 533 13 14 https://www.facebook.com/events/4779640335594713/?ref=newsfeed/



Nata e tretë fillon në ora 19:30
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Nëntor 2024
- Ora19:00
- LokacioniKino Pathé, Spreitenbach
- Data e përfundimit9 Nëntor 2024 - 19:30
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj