Integrimi
Më 29 maj – Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër
Kuvendi, “synon organizimin e diasporës shqiptare në nivel federal dhe ka për qëllim krijimin e një strukture të përhershme përfaqësuese”
Një grup nismëtar i përbërë nga aktivistë, ekspertë dhe pjesëmarrës shqiptarë në jetën politike e shoqërore të Zvicrës ka filluar që prej më shumë se një viti përpjekjet për ndërtimin e një strukture që do të përfaqësonte shqiptarët në Zvicër.
Në këtë vazhdë, grupi i ekspertëve dhe përfaqësuesit e të gjitha kantoneve të Zvicrës, të angazhuar në këtë nismë, pas një sërë takimesh dhe konsultash, në një mbledhje të mbajturr më 23 janar 2011, patën vendosur mbajtjen e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Ky kuvend, sipas një njoftimi për medie, të grupit të përmendur, do të mbahet më 29 maj 2011, në Bernë.Kuvendi, sipas njoftimit, “synon organizimin e diasporës shqiptare në nivel federal dhe ka për qëllim krijimin e një strukture të përhershme përfaqësuese si dhe organizimin karshi vendit pritës dhe atij të prejardhjes”. Me qëllimin që ky kuvend të jetë sa më gjithëpërfshirës, grupi nismëtar fton të gjitha shoqatat dhe përfaqësimet shqiptare si dhe gjithë të interesuarit në kantone të marrin pjesë.
Më tutje, grupi porosit të intersuarit për pjesëmarrje që, për arsye organizative, të konfirmojnë ardhjen e tyre deri më datën 19 maj 2011, në adresën elektronike[email protected] ose në numrin e telefonit: 078 623 44 41.
Në fund të ftesës, prezantohet Grupi i ekspertëve (sipas rendit alfabetik) në këtë përbërje: Albana Krasniqi Malaj, Bashkim Iseni, Bedri Krasniqi, Nazmi Jakurti, Orhan Spahiu, Sarah Gretler, Shqipe Bajrami, Valentina Smajli, Ylfete Fanaj.
Kuvendi mbahet në Hotel Bern, Unionssaal 1+2 (kati i dytë)Zeughausgasse 9CH-3011 BernHapja e derës bëhet në orën 14:30, ndërsa fillimi i punimeve në orën 15:00..
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










