Shkurt.ch
Më 2018 pritet të dyfishohet buxheti federal për emigracion
Për shkak të krizës së refugjatëve, kostot e azilit në Zvicër pritet të dyfishohen në vitet e ardhshme. Konfederata do të sigurojë rreth 2.4 miliardë franga për fushën e migracionit në vitin 2018.
“Ne kishim planifikuar një buxhet prej 1.2 miliardë frangash për vitin 2015. Aktualisht, kemi në plan të dyfishojmë këtë shumë për vitin 2018, pra gati 2.4 miliardë”, theksoi të enjten për radion SRF “HeuteMorgen”, Serge Gaillard, kreu i Administratës federale të financave.
“Në situatën e pasigurisë aktuale, Konfederata përsëri llogarit afro 40.000 azilkërkues për vitin 2016. Secili aplikant do të kushtojë rreth 20.000 franga në vit dhe kjo për pesë deri në shtatë vjet”, informon z. Gaillard, përcjell albinfo.ch.
Dhe, “shpenzimet mund të bien shumë ngadalë edhe kur kriza do të qetësohet”.
Këshilli Federal ende mendonte se shpenzimet e azilit për vitet 2017-2019 do të tejkalonin për 450 milionë franga buxhetin e planifikuar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









