Shkurt.ch
Me 1500 biçikleta, kundër veturave dhe ngrohjes globale
Në mënyrë që njerëzit të heqin dorë nga automobilët, nevojiten më shumë rrugë për biçikleta dhe çmime më të ulëta për transporttin publik
Lëvizja protestuese klimatike e Bernës në një demonstrim me biçikleta ka provuar të tërheqë vëmendjen drejt faktit se trafiku (automoblistik) është bashkëfajtor për ngrohjen e klimës, shkruan bernerzeitung.ch.
Në demonstratë, sipas organizatorëve, kanë marrë pjesë rreth 1500 veta. Ata kanë kërkuar një kthesë në komunikacionin individual rrugor, transmeton albinfo.ch. Në mënyrë që njerëzit të heqin dorë nga automobilët, nevojiten më shumë rrugë për biçikleta dhe çmime më të ulëta për transporttin publik, si: trenat, tramvajët dhe autobusët.
Biçikletat ishin të stolisura në mënyrë të larmishme dhe me parolla si: “automobilët janë diçka nga shekulli 20”, ose “Më mirë t`u japim pedaleve se në kolonë të mbesim vonë”, etj.
Njëra ndër kërkesat kryesore të lëvizjes protestuese klimatike është shpallja e gjendjes emergjente të klimës në gjithë vendin. Në këtë mënyrë do të njihej më mirë nevoja për veprim urgjent në ndërprerjen e faktorëv që sjellin ngrohjen globale.
Gjendjen emergjente klimatike tashmë e kanë shpallur qytetet si: Bazeli, Olteni dhe Delemonti ndërsa në nivel kantoni, këtë e ka bërë deri tash vetëm Kantoni Vaud.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











