Shkurt.ch

Me 110 kg ari “për piknik” në Itali

Në dyshemenë e dyfishtë ishte fshehur një thesar i tërë: një duzinë shufrash të mëdha të arit që së bashku peshonin 110 kilogramë. Vlera e arit ishte 4.5 milionë euro

Ajo që dukej një udhëtim i zakonshëm familjar për pushimet e Pashkëve nga Zvicra në Itali doli të jetë një kontrabandim i një sasie të madhe ari.

Vetura e vogël që nuk binte në sy me asgjë u ndalua nga policia financiare e Italisë për kontroll rutinor. Në makinë ishin prindërit dhe tre fëmijët e tre të vegjël. Policia filloi të dyshonte kur u pa se familjarët po bëheshin gjithnjë më nervozë.

Dhe, pas një kontrollimi më të detajuar, policët gjetën diçka që rrallë u ndodh të shohin: në dyshemenë e dyfishtë ishte fshehur një thesar i tërë: një duzinë shufrash të mëdha të arit që së bashku peshonin 110 kilogramë. Vlera e arit të fshehur ishte 4.5 milionë euro.

Siç bëjnë të ditur organet italiane të sigurisë bëhet fjalë për një familje italiane me qëndrim në Zvicër. Kryefamiljari i saj drejton një ndërmarrje atje, por prejardhja e një sasie kaq të madhe të arit mbetet e paqartë. Ndaj tij është ngritur një padi për larje prash. Ari dhe makina janë konfiskuar.