Integrimi
Mbytet në liqe kosovari 43 vjeçar
Dy meshkuj tjerë kanë shpëtuar pas përmbytjes së barkës, ndërsa kosovari nuk ka arritur të dalë më mbi sipërfaqen e ujit.

Pasditen e të martës rreth orës 13.35 ka humbur jetën duke u mbytur në liqenin Rotsee të Lucernit një kosovar i moshës 43 vjeçare.
Siç bën të ditur prokuroria e përgjithshme e Lucernit, personi 43 vjeçar ka qenë duke lundruar me një barkë pune kur, për shkaqe tash për tash të panjohura është mbytur në ujë.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, dy meshkuj tjerë kanë shpëtuar pas përmbytjes së barkës, ndërsa kosovari nuk ka arritur të dalë më mbi sipërfaqen e ujit. Vendi i aksidentit është vetëm 15 mera larg nga bregu i liqenit, shkruan NLZ.
Pas një orë kërkimi të zhytësve të policisë, është nxjerrë nga fundi i liqenit trupi i pajetë i kosovarit. Prokuroria e përgjithshme në Emmen të Lucernit ka udrgdëruar kryerjen e obduksionit për të konstatuar shkakun e vdekjes së viktimës.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri