Lajme
Mbyllet xhamia Al-Aqsa në Jerusalem, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit
Autoriteti Islamik që mbikëqyr vendet e shenjta myslimane në Jeruzalem ka njoftuar se Xhamia Al-Aqsa dhe Kupola e Shkëmbit do të mbyllin dyert për adhuruesit, si një masë paraprake kundër koronavirusit të ri.
Zyrtarët shtuan se lutjet në natyrë do të lejohen akoma në kompleksin që është shtëpi për vendit e tretë më të shenjtë të Islamit.
“Departamenti islamik Waqf vendosi t’i mbyllë vendet e mbyllura për lutje brenda xhamisë së bekuar Al-Aqsa deri në njoftimin e radhës, si masë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Të gjitha lutjet do të mbahen në zonat e hapura të Xhamisë Al-Aqsa”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters drejtori i xhamisë Al-Aqsa, Omar Kiswani.
Paraprakisht, të shtunën, Ministria e Awqaf dhe Çështjeve Fetare urdhëroi që xhamitë dhe kishat të mbyllen në të gjitha territoret e okupuara Palestineze deri në njoftimin e radhës, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar koronavirusin, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Xhamitë në West Bank bënë thirrje përmes altoparlantëve që muslimanët të kryejnë lutjet e rregullta ditore në shtëpi dhe jo në xhami, me qëllim që të kufizojnë tubimet e njerëzve.
Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Ibrahim Melhem, tha se tre raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në West Bank të shtunën, duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 38, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














