Lajme
Mbyllet procesi i pranimit të Kroacisë në BE
Kroacia bëhet anëtarja e 28-të e BE-së. Hyrja e Kroacisë në Evropë vjen në një kohë të vështirë për Bashkimin Evropian
BE-ja gjendet në mes të krizës më të keqe që ka përjetuar ndonjëherë dhe dëshira për të përfshirë më shumë anëtarë, ka rënë në zero.
Një pjesë e shtypit gjerman e vlerëson në mënyrë kritike e deri polemike anëtarësimin e Kroacisë, siç dëshmojnë dhe tituj të tillë si: “Kush lejon dështakë të tjerë në BE”, “Kroacia – varri i ardhshëm i miliardave” ose “Fëmija tjetër problematik quhet Kroaci”.
Ekziston frika se Kroacia do të bëhet si Greqia varr për paratë gjermane. Disa gazeta shkruajnë: Kroacia është në borxh, e korruptuar dhe e rrënuar nga papunësia e lartë.
Ekonomikisht, BE-ja merr mbi vete me Kroacinë një barrë më tepër. Vendi është prej vitesh në një recesion, papunësia është rreth 20 për qind. Por edhe një numër i madh shtetesh që janë prej vitesh anëtare të BE-së kanë probleme të tilla, apo edhe më të mëdha. Aderimi i Kroacisë në BE nuk do ta bëjë atë të pasur brenda natës, por do ta vërë vendin përballë konkurrencës, beson kryeministri Zoran Milanoviç në bisedë me DW-në.
“Unë jam i bindur se Kroacia do të përballet me të gjitha sfidat që nënkupton integrimi europian dhe globalizim për një komb të vogël. Sepse kombet e vogla duhet të jenë të hapur. Bashkimi Europian është një mundësi e madhe për Kroacinë”.
Qeveria kroate ka krijuar kushtet për anëtarësim, megjithatë gjendja ekonomike në vend është ende e dobët. Në një studim të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë gjermano-kroate të vitit 2012, Kroacia renditet e 11-a si vend për investime në Europën Lindore, pas Sllovenisë dhe Serbisë. Po ashtu, autorët kritikojnë mosefikasitetin e administratës publike dhe pasiguritë në sistemin ligjor.
Sipërmarrje nga industria e prodhimit janë të rralla në Kroaci. Që të jetë ekonomikisht e suksesshme, qeveria kroate mbështet më shumë turizmin se sa industrinë.
BE mendon se Kroacia do të luajë një rol pozitiv dhe aktiv në procesin e afrimit të BE-së me të gjithë rajonin. Nikolaus Graf Lambsdorff, përfaqësues për Europën Juglindore në Ministrinë e Jashtme, thotë:
“Unë shpresoj dhe se Kroacia nuk do t’i harrojë fqinjët e vet. Fqinji më i afërt është sigurisht Bosnja, ku jetojnë shumë kroatë, por kjo përfshin edhe Serbinë fqinjë. Procesi i afrimit të BE-së me të gjithë rajonin duhet të vazhdojë dhe shpresojmë se Kroacia do të luajë këtu një rol pozitiv dhe aktiv”.
Vitet e ardhshme do të tregojnë nëse Kroacia do ta përmbushë këtë rol.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













