Bota
Mbyllet panairi më i madh artistik në Paris

Panairi më i madh artistik në Paris, këtë vit kremtoi vitin e 45, dhe solli set divers të artistëve dhe veprave të artit nga pikturat deri tek skulpturat e instilacionet. Në total 195 galeri nga 27 shtete kanë prezantuar koleksionet e tyre në panairin e sivjetmë e që filloi të me 18 tetor dhe përfundoi me 21 tetor. Në mesin e disa prej objekteve që u shitën më së shtrenjti këtë vit ishin veprat e amerikanit Philip Guston, respektivisht piktura e tij Martiri, e cila u shit për 6 milionë euro, pohon drejtoresha e panairit Jennifer Flay. Flay tha se këtë vit panairi shënoi edhe rritje të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë por edhe artistëve pjesëmarrës, me galeri nga anë të ndryshme të botës.
“Këtë vit kishim pjesëmarrës nga shtete për herë të parë si Peruja, Irlanda, Norvegjia por po ashtu është shtuar edhe numri i galerive, nga Kina të themi sepse tradicionalisht kishim dy ekspozues nga Kina e këtë vit kishim pesë. Kam vërejtur edhe publik ndërkombëtar” tha Flay.
Panairi në Pallatin e Madh që quhet është vetëm një pjesë e kësaj ekspozite masive e ku ka edhe instilacione në disa prej vendeve më ikonike në Paris si sheshi Vendomë. Sipas saj artistët pjesëmarrës kanë demonstruar angazhimin e tyre social, politik e mjedisor nëpërmes artit. Në një instilacion nga artistët suedezë e norvegjezë Elmsgreen dhe Dragset, si përgjigje ndaj marrëveshjes së Parisit për klimë, sheshi Vendomë ishte shndërruar në plazh në të cilin ngordhën shume peshq. Ky panair është njëri prej panaireve më të mëdha bashkëkohore në botë me rreth 75 mijë vizitorë mesatarish në vit.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor