Kosova
Mbyllet greva në aeroport, paralajmërohen vendime të tjera
Shtabi i grevistëve është i obliguar t`i përgjigjet kërkesës së kuvendit
Ka përfunduar dita e tretë e grevës së punëtorëve të Sindikatës së Pavarur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, grevë e cila filloi që nga ora 08:00 e mëngjesit.
Kryesindikalisti Bashkim Latifi për KosovaPress ka thënë se kësaj greve sot i janë përgjigjur qind për qind punëtorët grevistë. Për hapat e mëtejmë tha se do të merret një vendim gjatë ditës së sotme nga kuvendi i sindikatës, përcjell albinfo.ch.
“Pas orës 14:00 ne do ta thërrasim kuvendin e sindikatës, sepse kuvendi, sipas statutit të sindikatës, është organi më i lartë që merr vendime. Dhe, si kryetar i sindikatës, edhe si kryesi, shtabi grevist është i obliguar t’i përgjigjet kërkesës së kuvendit.
Dhe, çdo vendim që do ta marrë kuvendi sot, nevdo t’i përgjigjem… Në orën 18:00 mblidhet kuvendi, besoj në 19:00 merret ndonjë vendim.
Latifi mes tjerash tha se nuk di a ka pasur vonesa apo anulim të fluturimeve, megjithatë tha se punëtorët nuk kanë ofruar shërbim. Ai e ka quajtur shqetësuese vendimin për nëntë punëtorët, për të cilët Latifi insiston se janë “suspenduar”, siç e quajti ai.
“Dje menaxhmenti ka marrë një vendim katastrofal dhe ka suspenduar nëntë punëtorë, të cilët për pjesëmarrje në grevë, sipas një raporti që e ka bërë shefi i ndërrimit, menaxhmenti ua ka ndaluar qasjen, dje i ka suspenduar, ky është suspendim për neve, ndalimi i qasjes në punë është suspendim, ata po thonë që nuk i kemi suspenduar”, tha mes tjerash Latifi.
Latifi tha se brenda në aeroport janë të angazhuar punëtorë të jashtëm, kontraktorë, që sipas tij janë pjesë e menaxhmentit.
“Janë kontraktorë që i ka sjellë kompania ‘Limak’, që janë duke punuar punë të vrazhda nëpër rrethojë të aeroportit dhe i ka shti të ngarkojnë valixhe, të kryejnë punën e një operatori të licencuar”, vijoi ai.
Kryesindikalisti ka mohuar që është bërë presion ndaj punëtorëve që t’i bashkohen kësaj greve.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














