Shqipëria
Mbyllen shkollat për dy javë në Shqipëri
Rama: Të mbyllen shkollat për dy javë
Është bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në Shqipëri.
Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.
“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktiviteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama, transmeton Top Channel.
“Vetëpërmbahuni dhe ndërgjegjësohuni, armiku më i madh është paniku, jo COVID-19. Nuk është murtaja e mesjetës, nuk jemi përballë një diçkaje të panjohur. Të gjithë jemi të ekspozuar nga COVID-19, të punojmë së bashku, të ruajmë njëri-tjetrin. Këshillat janë të thjeshta për t’u ndjekur, u rekomandohen të gjithë njerëzve në mbarë botën. Ndodhemi në një situatë që po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit”, tha më tej kryeministri, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













