Kosova
Mbushet aeroporti i Prishtinës pak orë pas liberalizimit të vizave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në aeroportin e Prishtinës, i cili i uroi qytetarët e Kosovës për heqjen e kësaj padrejtësie
Qytetarët e Kosovës nga sot nuk do ta kenë të detyrueshme pritjen para ambasadave, atyre u duhet të presin vetëm për verifikimin e pasaportave, matja e kilogramëve të valixheve, e të përgjigjen në pyetjet që drejtohen nga punëtorët në aeroportin e Prishtinës.
Qindra qytetarë kishin zënë hapësirat brenda dhe jashtë ndërtesës së aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë. E ky aeroport që tash e 59 vite prej themelimi të tij nuk ishte frekuentuar asnjëherë sikur sot, raporton albinfo.ch.
1 janari i 2024-ës i gjeti kosovarët duke ngre dolli për ndërrimin e vitit, e që në të njëjtën ditë u ishte shtuar edhe një arsye tjetër që të festojnë edhe për liberalizimin e vizave prej së vërteti, pasi që në të kaluarën u bënë thirrje që të festohet për një gjë të tillë, por këto thirrje shumë shpejt rezultonin që ishin të pavenda.
Urimet për liberalizimin e vizave nuk munguan nga ekzekutivi, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në aeroportin e Prishtinës, i cili i uroi qytetarët e Kosovës për heqjen e kësaj padrejtësie.
“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti në Aeroportin “Adem Jashari”.
Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19 prill në selinë e Parlamentit Evropian, ani pse të gjitha kushtet i kishte përmbushur që nga viti 2018.
Shtetet që kosovarët mund të udhëtojnë pa viza janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë


















