Lajme
Mbushen kapacitetet e spitaleve, mbi 1 mijë pacientë me Covid-19 të hospitalizuar
Spitalet rajonale dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, po vazhdojnë të mbushen me pacientë të infektuar me Covid-19. Momentalisht 1 mijë e 10 pacientë janë të hospitalizuar në këto institucione shëndetësore për shkak të infektimit me virusin Covid-19, raporton express, përcjell Albinfo.ch.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale në vend janë të stërngarkuara për shkak të numrit të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19.
Sipas një raporti të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 353 pacientë të infektuar me Covid-19, nga të cilët 9 janë në respiratorë, 250 me oksigjen dhe 15 në ventilim mekanik joinvaziv(CRAP).
Nga ta 288 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 22 të konfirmuar negativ dhe 43 të pakonfirmuar.
Ndërsa në spitalet rajonale janë të shtrirë 657 pacientë me Covid-19, nga të cilat 7 janë në respirator, 22 në CRAP dhe 478 me oksigjen.
Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 197 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 114, në Spitalin e Pejës 127, në Spitalin e Gjilanit 105, në Spitalin e Vushtrrisë 11, në Spitalin e Mitrovicës 33 dhe në Spitalin e Ferizajit 70.
422 prej këtyre pacientëve janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus, 94 janë negativ ndërsa 14 janë të pakonfirmuar.
Drejtor të spitaleve rajonale në Kosovë, kanë thënë se janë të stërngakuar me pacientë.
Ata janë shprehur të shqetësuar për numrin e vogël të punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë të lodhur nga kjo situatë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










