Jeta në Zvicër
Mbush benzinë në vend të naftës, i arratisuri nga burgu arrestohet në Zvicër
Një shtetas 35-vjeçar nga Maqedonia, i cili ishte i burgosur në burgun e Subenit në Austri, ka dashur të arratiset pas një dalje të lirë. Megjithatë, ai ishte furnizimi i gabuar i një automjeti të vjedhur
Një shtetas 35-vjeçar nga Maqedonia, i burgosur në burgun e Subenit (rrethina Scharding), i cili ka dashur të arratiset pas një dalje të lirë, ia ka bërë vetvetes kurthin. Të hënën, personi kishte vjedhur një automjet në Schärding, të mërkurën e furnizoi me lëndë djegëse në Gjermani, por gabimisht dhe në të njëjtën ditë u kap në Zvicër. I burgosuri tani është në pritje të ekstradimit të tij, ka deklaruar të dielën policia austriake, njofton Albinfo.ch.
Shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia ishte dënuar me burg prej shtatë vitesh në janar të vitit 2015, nga Gjykata rajonale e St. Pöltenit për plaçkitje të rënda. Ai është dashur ta vuajë dënimin në Suben. Urdhërkërkimi për veturën e plaçkitur në, dhe jashtë vendit, për një moment mbeti i pasuksesshëm, njofton më tej Albinfo.ch. Të mërkurën, vetura e vjedhur u shfaq në një pikë karburantesh në Gjermani, ku ai gabimisht veturën e ka mbushur më benzinë në vend të naftës. I arratisuri dyshohet se e ka vërejtur gabimin dhe e ka lënë në vendngjarje.
Siç është informuar nga hetuesit e Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Austrisë së Epërme, shtetasi nga Maqedonia të martën ishte larguar për në Zvicër. Prej aty, ai shkoi për tu furnizuar me lëndë djegëse në pikën e karburanteve dhe mandej në këmbë është kthyer përsëri ën Zvicër. Atje, ai u arrestua pas urdhërarrestit për BE-në, të lëshuar nga Gjykata rajonale e Riedit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













