Maqedonia
Mbretëria e Bashkuar ka njohur lejet e vozitjes së Maqedonisë
Zyrtarisht, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar dypalëshe, Mbretëria e Bashkuar është vendi i nëntë në të cilin poseduesit e lejeve për vozitje të Maqedonisë që banojnë në territorin e këtij vendi nuk kanë nevojë për leje vozitje ndërkombëtare, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Poseduesit e lejes së vozitjes të Maqedonisë, të cilët kanë rregulluar vendbanimin e përhershëm në territorin e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë, me kërkesën e tyre mund t’i ndryshohet leja e vozitjes, duke filluar nga 20 maji i këtij viti, që do të thotë zgjidhje përfundimtare për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pritet që shumë shpejt, kjo procedurë ligjore të pranohet nga autoritetet e Irlandës së Veriut. Kjo vlen për automjetet e përfshira në kategoritë B, B + E, F, K ose P, ose nënkategoria B1 dhe lëshohen nga Ministria e Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Spasovski.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










