Lajme
Mbretëria e Bashkuar bën hap historik drejt legalizimit të vdekjes së asistuar
Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar një projektligj historik, i cili u jep të drejtë të rriturve me sëmundje terminale në Angli dhe Uells të zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre me asistencë mjekësore. Me 314 vota pro dhe 291 kundër, ligjvënësit shënuan një nga ndryshimet më të mëdha në politikën sociale britanike në dekada, që tashmë i hap rrugën fazës së shqyrtimit në Dhomën e Lordëve, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Projektligji, i quajtur “Fundi i Jetës”, u mbështet nga Kryeministri Keir Starmer, por hasi kundërshtim nga Sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting, duke reflektuar ndarje të thella brenda qeverisë laburiste dhe partive të tjera. Megjithatë, qeveria deklaroi se do ta respektojë rezultatin e votimit.
Sipas draftit aktual, personat mbi 18 vjeç me një prognozë më pak se gjashtë muaj jetë, do të mund të aplikojnë për vdekje të asistuar me miratimin e dy mjekëve dhe një paneli shqyrtues, që përfshin një psikiatër, një ekspert ligjor dhe një punonjës social.
Ligjvënësja Kim Leadbeater, e cila e propozoi projektligjin, deklaroi se ai do të “ofrojë një zgjedhje të dhembshur dhe të sigurt” për personat që përballen me vuajtje të pashpresa, transmeton albinfo.ch.
Mbështetësit e ligjit theksojnë nevojën për barazi dhe dinjitet, duke përmendur se vetëm qytetarët më të pasur kanë mundësi të udhëtojnë në vende si Zvicra, ku vdekja e asistuar është e ligjshme. Nga ana tjetër, kritikët paralajmërojnë për rreziqe të mundshme ndaj personave të cenueshëm dhe frikësohen nga presioni social apo familjar për të zgjedhur këtë rrugë.
Projektligji nuk do të zbatohet për Skocinë apo Irlandën e Veriut, ndonëse Skocia është në proces të hartimit të një versioni të ngjashëm të ligjit.
Ndërsa vdekja e asistuar është tashmë e ligjshme në disa shtete si Australia, Belgjika, Kanadaja dhe pjesë të SHBA-së, miratimi i këtij projektligji do të vendosë Mbretërinë e Bashkuar në një linjë më moderne të të drejtave të pacientëve, edhe pse përballë sfidave etike, logjistike dhe financiare që ende kërkojnë zgjidhje, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













