Lajme
Mbrëmje festive dhe informative me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Duke ju drejtuar komunitetit shqiptar, Qëndresa Hoxha-Sadriu ka njoftuar se nesër, më 19 shkurt i pret ata në një mbrëmje festive dhe informative
Qëndresa Hoxha-Sadriu është deputetja e parë dhe ende e vetme në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Paralelisht me këtë, ajo është edhe asambliste në Kuvendin e Komunës Opfikon.
Në zgjedhjet që mbahen më 27 mars të këtij viti ajo kandidon edhe për një post në ekzekutivin e qytetit, në Opfikon Glattbrugg-Glattpark, shkruan albinfo.ch
Duke ju drejtuar komunitetit shqiptar ajo, ka njoftuar se nesër, më 19 shkurt i pret ata në një mbrëmje festive dhe informative. Në vazhdim, teksti i shkruar nga ajo:
Gëzuar 17. Shkurtin dhe ditën e pavarësisë! ![]()
Me këtë rast dua t’ju ftoj në manifestimin për pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu të informohemi për zgjedhjet komunale të komunës së Opfikon-Glattbrugg-Glattpark:
Kush janë kandidatët shqiptarë? Cilat janë prioritetet politike të kandidatëve? Dhe si të zgjidhni saktë?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që duam t’u përgjigjemi në ngjarjen tonë të shtunën, 19 shkurt 2022 nga ora 17:00 në Glatthof, Glattbrugg.
Në të njëjtën kohë dëshirojmë të festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe t’ju informojmë, juve të dashur votues, për të drejtën tuaj të votës.
Më 27 mars, ne kemi mundësinë të bëjmë politikën tonë më diverse dhe të kontrollojmë me vendosmëri se si zhvillohet politikisht qyteti ynë.
Çfarë na shqetëson politika aktuale e qytetit tonë dhe çfarë duhet të zhvillohet më tej? Ejani, njihuni me kandidatët shqiptarë, shtroni pyetjet tuaja dhe kthehuni në shtëpi e plotësoni fletët e votimit. ??
Por: Sigurisht që të shtunën nuk do të mungonë pjesa kulturore dhe shoqërore. Përveç politikës duhet të ketë vend edhe për kulturën, muzikën dhe komedinë. ?
Le ti tokim gotat dhe të shfrytëzojmë të drejtën tonë për të votuar. Gëzuar e mirupafshim të shtunen. ?
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











