Sport
Mbrëmje e madhe humanitare dhe sportive në Ferizaj
Më 29 dhjetor në palestrën sportive “Bill Klinton” në Ferizaj do të zhvillohet një event i madh humanitar e sportiv, kurse organizatore është sërish Shoqata Bamirëse Sportive, që pronar është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, kurse promotor kësaj radhe do të jetë trajneri i mundjes dhe i MMA-së, si dhe njohësi i mirë i sporteve luftarake Avdyl Salihu, përcjell albinfo.ch.
Interesante është se Salihu ka arritur të bëj marrëveshje edhe me ushtarët e Boundstill amerikan që gjenden në Ferizaj, ku ata kanë shprehur interes për t’i ndihmuar këtij evenimenti, duke marr pjesë me pesë garues.
Boksierët e Maqedonisë do të ndeshen me ata të Kosovës, ndërkohë që është interesante se pas një kohe i kthehet Kosovës, boksieri i njohur, Naser Shala, i cili tani po paraqitet në Holandë.
Po ashtu edhe Edmond Zefi, i cili po garon në Çeki i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së promotorit.
Do të ketë shumë takime interesante në kikboks, por edhe në MMA me luftëtarë të mëdhenj.
“Do të kemi edhe dy ndeshje për titull bote, ku luftëtari i Glorit, Burim Rama do ndeshet me Dushan Cimev nga Maqedonia, kurse për titull Evrope, Naim Samiu do të takohet me Borce Ivanovskin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











