Bota
Mblidhen 450 mijë dollarë për djalin që u ngacmua në shkollë
Rreth 452 mijë dollarë australianë janë mbledhur si pjesë e një fushate për ta dërguar djaloshin 9-vjeçar australian në Disneyland pas publikimit të një videoje, në të cilën ai shihej duke qarë pasi ishte bërë viktimë e ngacmimeve.
Nëna e djaloshit, Yarraka Bayles, e publikoi videon e të birit duke qarë. “Kjo është ajo çfarë bënë bullizmi”, dëgjohet duke thënë ajo në video, në të cilën djali thotë se dëshiron t’i japë fund jetës së vet.
Tash, në një donacion në faqen “GoFundMe” janë mbledhur 30 herë më shumë të holla sesa shuma e parashikuar prej 10 mijë dollarëve amerikanë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Ky fond u hap nga humoristi amerikan, Brad Williams. Kjo fushatë u përhap shpejt dhe mori përkrahje edhe nga figura të tjera të famshme, përfshirë Hugh Jackman dhe Enes Kanter.
Duke folur në një konferencë për medie, zonja Bayles tha se shpreson që përvoja e djalit të saj ta rrisë vetëdijen për efektet e bullizmit në shkolla.
Ajo tha: “Jemi duke humbur shumë njerëz për shkak të bullizmit, për shkak të diskriminimit, për shkak të racizmit. Ka shumë faktorë të bullizmit”.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












