Mbledhje me prindërit shqiptarë në shkollën fillore „Schönthal”në Füllinsdorf
MËSIMI I GJUHËS AMTARE TE FËMIJËT PARASHKOLLOR KA RËNDËSI TË VEçANTË.
Mbledhje me prindërit shqiptarë në shkollën fillore „Schönthal”në Füllinsdorf
MËSIMI I GJUHËS AMTARE TE FËMIJËT PARASHKOLLOR KA RËNDËSI TË VEçANTË.
Një studim tjetër është duke u bërë, i cili i kushtohet rëndësisë së gjihuës së nënës, në kuadër të një projekti të veçantë, të cilin e udhheq prof. Dieter Isler dhe prof dr. Claudio Nodari. Pikërisht duke ditur se prindërit janë të pazëvendësueshëm te fëmijët e tyre sa i përket rolit që kanë në mësimin e gjuhës amtare, organizatorët e projektit mbajnë një ligjëratë për prindërit shqiptarë. Me këtë rast ne ju bëjmë:
Ftesë për pjesëmarrje
Në mbledhjen me prindërit shqiptarë e të tjerë, e cila do të jetë e organizuar nga përgjegjësit e projektit dhe autoritetet e shkollës, për të ndjekur tri ligjëratat, të cilat flasin për rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare te fëmijët e huaj.
Mbledhja do të mbahet më 24 mars (e shtunë) nga ora 10.00-12.00 në një nga ambientet e shkollës fillore „Schönthal“, në Füllinsdorf. Pas takimit është paraparë edhe një apero e vogël. Me këtë rast i ftojmë të gjithë prindërit shqiptarë jo vetëm nga Füllinsdorfi, por edhe më gjërë të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme.
Me këtë rast prindërit do të kenë rastin të ndjekin:
1. Një ligjeratë nga Claudio Nodari për temën: “Si mund ta përkrah fëmijën tim në zhvillimin gjuhësor në familje.” (Ky referat mund të jetë me interes për gjithë prindërit jo vetëm nga Füllinsdorfi, por nga tërë Basel-Landi e më gjërë).
2. Tema tjetër,“Për një prezantim të grupit të lojës“ (Spielgruppe) nga Doris Bürgin.
3. Dhe,“Për një prezantim të bibliotekës“ nga Ursula Krebs.
Pjesa e mbylljes si zakonisht është paraparë me konsultime të lira me një apero të lehtë.Me këtë rast, në emrin e organizatorit të projektit dhe në emrin tim personal të gjithë të interesuarëve iu dëshiroj mirëseardhje në këtë takim të rëndësishëm.
Safet Sadiku
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









