Lajme
Mbi një milion viktima në Evropë nga Covid-19, rriten çmimet e vaksinave
Evropa është kontinenti më i prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut.
Sipas “France Presse”, që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Evropë ka pasur mbi një milion vdekje.
Të 52 vendet dhe territoret e rajonit, i cili arrin në lindje në Azerbajxhan dhe Rusi, kanë gjithsej 1.000,228 vdekje nga 46,496,560 raste, para Amerikës Latine dhe Karaibeve me 832 577 vdekje dhe 26 261 006 raste, ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja kanë 585 428 vdekje dhe 32 269 104 raste.
Ndërkohë, ndërsa shkencëtarët dhe qeveritë monitorojnë efektivitetin me kalimin e kohës të vaksinave të ndryshme anti-Covid, sigurinë e tyre dhe ndikimin në progresin e epidemisë, për kompanitë prodhuese është një marrëveshje kolosale dhe mund të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, nëse nxitës periodikë ose vaksina të modifikuara kundër varianteve të reja të mundshme do të jenë të nevojshme për të ruajtur imunitetin kundër koronavirusit.
Në javët e fundit Pfizer kishte evokuar një rritje të çmimeve në një fazë të dytë, që duket se po konfirmohet nga thashethemet e para për një negociatë të vazhdueshme midis BE dhe gjigandit farmaceutik për një furnizim deri në 1.8 miliardë doza në periudhën 2022-2023.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov parashikoi çmimin që do të bihej dakord në Bruksel. Nga 12 euro fillestare për dozë, tani do të arrinte 19.5 euro. Një çmim i konfirmuar për agjencinë Reuters nga një zyrtar evropian i përfshirë në bisedime, edhe pse Komisioni i BE-së zyrtarisht refuzon të publikojë shifrat. Por konfirmon nevojën për të prokuruar rreth 2 miliardë doza “për të përballuar variantet dhe nevojën për të vaksinuar fëmijët dhe të rinjtë, shkruan A2.
Nga ana tjetër, Borisov përllogariti se rritja e çmimit mund të kushtojë “afërsisht 18 miliardë euro”.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













