Lajme
Mbi 90 % të romëve, të papunë
Punësimi vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas që njihen si RAE. Papunësia këtu arrin në 90 për qind
Kosova prinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor për numrin e madh të papunëve, që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkon mbi 30 për qind. Por, këtë në këtë aspekt qëndron shumë më keq, komuniteti RAE (romë, egjiptian dhe ashkali), ku shkalla e papunësisë arrin në 90 për qind.
Kastriot Berisha, 22 vjeç, nga komuniteti rom, ka përfunduar vetëm shkollën fillore. Ai thotë se do të mund të punonte çfarëdo pune, por kurrë nuk i është ofruar një punë.
“Papunësia është problemi kryesor. Nuk kemi punë, nuk kemi para, ditët janë të gjata pa punë. Tërë ditën rri kot. Ndonjëherë dalë në treg ose rrugë mos po më ofrohet ndonjë punë, por në të shumtën e rasteve nuk fitoj asgjë”, deklaroi ai, citon REL.
Përfaqësues të Organizatave Joqeveritare të këtyre komuniteteve, shprehin shqetësimin se këto komunitete po neglizhohen, kurse numri i vogël i të punësuarave po ndikon edhe në gjendjen e tyre sociale. Me këtë problem merret edhe Qendra Dokumentuese për RAE, e cila disa herë ka kërkuar nga organet kompetente përmirësimin e kushteve për këtë komunitet.
Bekim Syla nga kjo organizatë, thotë se punësimi mbetet ndër sfidat më të mëdha.
“Qeveria e Kosovës nuk po e mban premtimin që në bazë të përqindjes së popullatës t’i punësojë njerëzit, duke u përfshirë këtu edhe komunitetet RAE. Këtu në Kosovë punësimi bëhet në mënyrë selektive, nëse e ke dikë të njohshëm të merr në punë, nëse jo mbetesh i papunë”, deklaroi ai.
Problem tjetër, sipas tij, është edhe edukimi adekuat i komuniteteve RAE.
“Ne kemi ngritur zërin disa herë, për shkelje që ju bëhet komuniteteve lidhur me punësimin, derisa kemi marrë shembull edhe organizatat e huaja, që pothuajse asnjë person i komuniteteve RAE nuk ka qenë i punësuar në këto institucione, derisa vetë këto organizata gjithmonë kanë luftuar për të drejtat e njerëzve nga komunitetet RAE”, tha Syla.
Edhe Osman Osmani, drejtor i organizatës joqeveritare “Nevo Koncepti’’ thotë se nuk ka përmirësim sa i përket punësimit te komunitetet rom, shkali, egjiptas. Papunësia te këto komunitete është mbi 90 për qind.
“Është një diskriminim në këtë drejtim kur është në pyetje qasja e të rinjve në punësim. Duke e ditur që një përqindje rreth 90 për qind e komuniteteve RAE janë të papunë, atëherë duhet krijuar mundësitë që kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës së tyre. Mendoj që politika që është duke e preokupuar Kosovën po e anashkalon marrjen me këtë problem dhe ndihmën ndaj tyre sidomos çështjen e punësimit’ tha ai.
Sipas Osmanit, në Kosovë llogariten se jetojnë deri në 40 mijë romë, ashkali dhe egjiptas.
Ndryshe, ky komunitet është i mbetur pas dore në Kosovë. Edh shkalla e analfabetizmit është shumë e thekuar, madje janë shumë të rrallë përfaqësuesit e këtij komuniteti që kanë të përfunduar shkollën e mesme dhe fakultetin. Shumë prej tyre e braktisin shkollimin pa e përfunduar shkollën fillore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










