Kosova
Mbi 850 mijë udhëtarë për dhe nga Zvicra gjatë 2023-ës përmes ANP “Adem Jashari”
Përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga 1 janari i vitit 2023 deri më 1 shtator 851 mijë e 620 udhëtarë kanë qarkulluar për dhe nga Zvicra.
Në një përgjigjje për albinfo.ch, Bujar Gashi nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e këtij aeroporti ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga Zvicra në Kosovë kanë ardhur 423 mijë e 276 udhëtarë.
Në anën tjetër, nga ANP “Adem Jashari” për në Zvicër kanë udhëtuar 428 mijë e 344 persona, duke e çuar numrin e udhëtarëve në totalin e mbi 850 mijë.
Sa i përket vitit 2022, Gashi ka thënë se nga Zvicra në Kosovë kanë ardhur 527 mijë e 97 persona, teksa nga “Adem Jashari” për në Zvicër kanë udhëtuar 547 mijë e 775 persona, duke e çuar totalin në 1 milion e 74 mijë e 872 udhëtarë që kanë udhëtuar nga Zvicra dhe për në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











