Lajme
Mbi 84 milionë banorë në Gjermani
Numri i njerëzve që jetojnë në Gjermani ka shënuar ngritja historike. Ky numër ka kaluar 84 milionë për herë të parë në historinë e vendit. Të dhënat janë publikuar nga zyra Federale e Statistikave.
Në gjysmën e parë të vitit 2022 numri u rrit me 843 000, ose 1%, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Wiesbaden. Në gjithë vitin 2021, popullsia u rrit vetëm me 82 000, ose 0.1%.
“Faktori vendimtar për zhvillimin aktual është fluksi i refugjatëve nga Ukraina pas luftës së agresionit rus”, theksohet në raport.
Bazuar në këto shifra në gjysmën e parë të vitit ka pasur një emigracion neto prej rreth 750 mijë ukrainas drejt Gjermanisë. Në total, emigracioni neto ishte rreth 1 milion njerëz. Kjo ishte shtatë herë më e lartë se në gjysmën e parë të 2021-ës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














