Bota
Mbi 800 të vdekur nga cunami
Numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami i shkaktuar prej tij në ishullin indonezian të Sulawesit është rritur në mënyrë drastike në 832 jetë të humbura.
Lajmi është konfirmuar këtë të diel nga Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Katastrofave, që shtoi gjithashtu se edhe zonat e prekura janë më të gjera nga sa mendohej fillimisht.
Shumë persona raportohen të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara prej tërmetit me magnitudë 7.5 që goditi vendin të premten, e vetëm pak më vonë shkaktoi edhe një cunam me dallgë 6 metra të larta, transmeton ‘TCH”.
Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i agjencisë në fjalë, Sutopo Purëo Nugroho tha gjithashtu se ekipet e kërkim-shpëtimit po gërmojnë me duar në përpjekjet e ethshme dhe të pandalshme për të mbijetuar në qytetin indonezian të Palusë, përcjell albinfo.ch.
Shqetësim të madh përbën në fakt fati i qytezës Donggala, ku ende mbetet i paqartë impakti nga tërmeti dhe cunami i së premtes.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










