E-Diaspora
Mbi 800 fëmijë kanë dalë nga “Shota”
Nga SHSHV “Shota”, deri tash kanë dalë mbi 800 nxënës dhe nxënëse

Për 25 vjet me radhë, me moton “Të mësohemi të ecim shqip!”, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” me qendër në Aarau të Zvicrës, e themeluar nga artisti dhe koreografi ynë i njohur, Agron Bajrami, ishte dhe mbeti shkollë e vërtetë arti, në të cilën janë edukuar dhe edukohen fëmijët dhe të rinjtë tanë mërgimtarë të cilët kanë mësuar vallet burimore shqiptare dhe janë krijuar gjenerata valltarësh në Zvicër, duke kontribuar që të themelohen edhe shoqatat të tjera kulturore e artistike, të cilat veprojnë me sukses në shtetin helvetik.
Interpretimi i drejtë dhe në mënyrë artistike i folklorit dhe i kostumografisë sonë kombëtare, ka bërë që të rinjtë tanë të jenë të aftë të vazhdojnë drejt caqeve më të larta artistike në fushën e valleve dhe kostumografisë burimore e artistike.
Nga SHSHV “Shota”, deri tash kanë dalë mbi 800 nxënës dhe nxënëse, njofton “Shota”, përcjell albinfo.ch.
Ajo deri tash ka shfaqur mbi 1000 koncerte dhe ka marrë pjesë në festivale kombëtare e ndërkombëtare duke ngritur lartë imazhin e kulturës sonë shpirtërore përmes valleve dhe ka ngritur lartë kulturën materiale përmes kostumografisë origjinale nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan si dhe ka ndikuar fuqishëm që kulturat të veprojnë shlirshëm në hapësirat këtu në Zvicër dhe më gjerë.
ShShV “Shota”, ka krijuar lidhje shpirtërore me artdashësit vendas dhe kulturës sonë kombëtare duke vendosur natyrshëm përjetimin i lidhjeve shpirtërore mes kulturave të ndryshme në shtetin e Zvicrës, duke kontribuar natyrshëm në integrim.
Kjo shkollë, me veprimtarinë e saj 25 vjeçare, të gjerë, të larmishme e me nivel të lartë artistik, ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, si atij nga diaspora, ashtu edhe atij zviceran e më gjerë dhe ka ngjallur njëkohësisht interesimin dhe vlerësimin e tyre, të cilat janë shpërfaqur edhe në mediet e kohës nëpërmjet artikujve vlerësues, fotove nga veprimtaritë e shumta, xhirime dokumentarësh, emisione televizive, emisione muzikore, të cilat janë vazhdimisht janë emetuar nga televizionet tona në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe në mediet e shkruara dhe elektronike e rrjetet televizive zvicerane.
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota”, është bërë ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në Konfederatën Helvetike ku vepron, si dhe me jehonë e ndikim të fuqishëm edhe në shumë shtete të Evropës ku jetojnë e veprojnë mërgimtarët tanë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës