Kosova
Mbi 8 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë
Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike. Ndryshe, gjatë një viti kanë lindur mbi 8 mijë e 100 foshnje
Nga 1 janari i këtij viti e deri tani në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 8 mijë e 115 lindje, prej tyre 4.645 me prerje cezariane. Këto të dhëna u prezantuan nga drejtoresha e kësaj klinike Myrvete Paçarada, gjatë një takimi që pati me ushtruesin e detyrës të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu.
Sejdiu falënderoi drejtoreshën për punën dhe angazhimin e treguar, ndërkohë që u premtoi përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë klinikë dhe furnizimin me barna dhe material shpenzues e po ashtu edhe me gjëra të tjera të nevojshme për realizimin e punëve në këtë klinikë, raporton 21 media.
Ndryshe, Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










