Shkurt.ch
Mbi 70% të zviceranëve duan të paguajnë taksën për transmetuesin publik
Në Kantonin e Cyrihut tash për tash kemi një shumicë prej 70% të refuzuesve të iniciativës. Ndërsa në Kantonin e Lucernit kuota refuzuese mbërrin madje në 72%
Qytetarët zviceranë me të drejtë vote duket se janë me shumicë të gatshëm të paguajnë edhe më tutje taksa për transmetuesit publikë, gjegjësisht radion dhe televizionin.
Edhe pse është ende heret, parashikimet mbi bazën e votave të numëruara deri në orën 12.00 tregojnë për një trend bindës të votave kundër iniciativës “No Billag”.
Këtë e tregon përllogaritja e bërë nga instituti për hulumtimin e opinionit publik “GFS Bern”, me autorizim të SRG, shkruan albinfo.ch. Kështu, sipas institutit në fjalë, në Kantonin e Cyrihut tash për tash kemi një shumicë prej 70% të refuzuesve të iniciativës. Ndërsa në Kantonin e Lucernit kuota refuzuese mbërrin madje në 72%. Mbi këtë bazë, “GFS Bern” konsideron se trendi për gjithë Zvicrën sillet rreth 70% kundër iniciativës “No Billag”.
Kjo iniciativë është iniciuar nga SVP dhe forca të tjera të djathta dhe kërkonte heqjen e kësaj takse.
E kundërta po ndodh me iniciativën tjetër “Po për financimin e federatës”. Pro kësaj iniciative janë sipas trendit aktual rreth 80 % të votuesve.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










