Lajme
Mbi 80 të vdekur si pasojë e tornadove në SHBA
Një numër tornadosh shkatërrimtare përshkoi gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e mbi 70 vetëve në Kentaki dhe duke rrënuar një numër të madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrash, thanë zyrtarët të shtunën.
Tornadot e fuqishme që meteorologët thonë se janë të pazakonta gjatë muajve të ftohtë, shkatërruan një fabrikë karamelesh dhe stacioneve të zjarrfikësve të policisë në një qytet të vogël të Kentakit, si edhe një azil të moshuarish në Misurin fqinjë, dhe shkaktoi vdekjen e dy punonjësve në një magazinë të kompanisë Amazon në St. Louis.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se vala e tornadove ishte më shkatërruesja në historinë e shtetit. Ai tha se fati i 70 punonjësve në fabrikën e karameleve në qytetin Mayfield mbetet i panjohur, pasi 110 vetë ishin brenda, kur ajo u rrënua.
Zoti Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentakit si edhe ka dislokuar policinë e shtetit.
Në Edwardsville, policia e Ilinoit tha në një deklaratë të publikuar në Facebook se moti i keq shkaktoi “një shembje të pjesshme të ndërtesës” së një magazine të kompanisë Amazon, ku janë konfirmuar 2 të vdekur dhe aktualisht po zhvillohet një operacion shpëtimi.
Një tornado goditi gjithashtu një azil të moshuarish në Monette në Arkansanë veriore, por nuk dihen ende përmasat e dëmeve.
Zyrtarët thanë se tornadot përshkuan të paktën pesë shtete, Arkansas, Ilinoi, Kentaki, Misisipi, Mizuri dhe Tenesi./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












