Shkurt.ch
Mbi 5000 armë të ushtrisë, të zhdukura
Nga viti 1969 e deri në fund të vitit 2015 në Zvicër janë regjistruar si të zhdukura 5100 armë, pronësi e Forcave të Armatosura
Gjatë shtatë viteve të fundit, në Zvicër janë zhdukur më shumë se 500 armë ushtarake. Ndërsa nga viti 1969 e deri në fund të vitit 2015 janë regjistruar si të zhdukura 5100 armë, shkruan blick.ch.
Përgjithmonë të zhdukura kanë rezultuar 4800 sish, pasi që një pjesë e tyre janë gjetur ose janë kthyer. Këtë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Sa u përket armëve të humbura në shtatë vitet e fundit, 400 konsiderohet se janë vjedhur. Pjesa që mbetet nga ky numër janë dhënë ose janë shitur pa pasur të drejtë që të shiten ose jepen. Një pjesë janë shkatërruar në raste shpërthimesh të zjarreve etj.
Nga të gjitha armët e paraqitura si të munguara, vetëm 39 i janë kthyer ndërkohë ushtrisë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë zhdukur 82 armë të ushtrisë, nga të cilat sërish janë gjetur vetëm pesë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











