Kosova
Mbi 500 milionë euro dëme i shkaktohen Kosovës, nëse nuk largohen masat ndëshkuese nga BE-ja
Njohësit e ekonomisë parashohin dëme deri në 500 milionë euro si pasojë e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës.
Ata thonë që janë prekur bizneset e prodhuesit, e qeveria po minimizon efektet negative.
“Masat e ndërmarra nga institucionet ndërkombëtare kundër Kosovës kanë prekur pothuajse ekonominë e përgjithshme politike në integrimin dhe Kosova po ngec në këtë drejtim. Sipas parallogarive tona, nëse këto masa do të vazhdojnë më tutje, dëmet do të jenë mbi 500 milionë euro”, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, për Ekonomiaonline.
Ai shton se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të tillë.
“Duke përfshirë këtu edhe institucionet shtetërore, qendrore, lokale, por edhe bizneset, të cilat kanë pasur projekte dhe kanë projekte me IPA programe dhe programe të tjera të BE-së. Kosova ka qenë në një gjendje asnjë herë më të keqe sa i përket financimit të projekteve privato-publike nga BE-ja”, u shpreh Shahini, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, thotë se është shqetësuese kohëzgjatja e masave ndëshkuese.
“Unë besoj që është koha ku duhet këto masa të trajtohen me një seriozitet, të mos neglizhohen. Për fat të keq, po ndodh në Kosovë në veçanti nga pushteti po minimizohen efektet negative të këtyre masave. Në aspektin politik vërtet nuk i bënë nder Kosovës një realiteti i tillë, sepse të jesh vend që pretendon të jesh në Evropë, të jesh i ndëshkuar dhe i penalizuar në këtë mënyrë, është një dëm që vërtet do të ndikojë në imazhin e Kosovës. Kemi ngrirje të fondeve, të cilat kanë qenë të destinuara për të mbështetura sektorin privat, e në veçanti prodhuesit vendorë. Të thuash sot që këto masa nuk ndikojnë në Kosovë, besojmë që është me e keqja që mund t’i bëhet Kosovës”, tha Gërxhaliu për Ekonomiaonline.
Ai shton se vendi nuk do të ketë as rritje ekonomike.
“Vetë fakti që kemi projekte ambientale, që kemi projekte energjetike, që kemi projekte të tjera që janë të stopuara, e dëshmon më së mirë situatën aktuale. Prandaj, besoj që me këtë trend dhe këto masa, Kosova nuk do të ketë rritje ekonomike, Kosova nuk do të ketë përmirësim të bilancit të pagesave, Kosova nuk do të jetë konkurruese me konkurrencën dhe mbi të gjitha, Kosova nuk do të krijojë vende të reja të punës”, u shpreh Gërxhaliu, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








