Kosova
Mbi 50 “ndryshimtarë” në Shkollën e Diasporës në Kosovë
Kjo shkollë është hapur më 11 tetor 2017 dhe do të zgjasë deri më 15 tetor 2017, ndërsa ka mbledhur rreth 50 pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme të botës, duke i përfshirë specialistët lokal dhe nga diaspora
Organizata Germin ka hapur solemnisht Shkollën e Diasporës në Kosovë, e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë. Kjo shkollë është hapur më 11 tetor 2017 dhe do të zgjasë deri më 15 tetor 2017, ndërsa ka mbledhur rreth 50 pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme të botës, duke i përfshirë specialistët lokal dhe nga diaspora.
Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ është që të zhvillohen idetë duke u bazuar në nevojat lokale të komunitetit në Prizren dhe Malishevë, dhe të ofrohen zgjidhjet efektive, shkruan telegraf.
Liza Gashi është drejtoreshë e programeve në Germin. Ajo gjatë hapjes së kësaj shkolle ka mirëpritur pjesëmarrësit dhe gatishmërinë e tyre për t’u udhëtuar nga vendet e ndryshme me qëllim që të bëhen pjesë e misionit për ndryshime pozitive.
Gashi po ashtu, ka falënderuar partnerët lokal Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë, donatorët, institucionet mbështetëse, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.
Kumrije Aliu nga GIZ gjatë fjalës hyrëse përgëzoi hapjen e shkollës duke theksuar bashkëpunimin ndër-profesional dhe edukativo-kulturor, si dhe rëndësinë e vazhdimit me iniciativa konkrete, për të pasur rezultate afatgjate.
Kurse Fikrije Zymberi nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të rritur u shpreh se për të rinjtë është shumë e rëndësishme shkëmbimi i eksperiencave, nga fushat e ndryshme profesionale.
Pas hapjes zyrtare, përmes aktiviteteve të ndryshme, specialistët lokal dhe nga diaspora u siguruan të krijojnë një ambient familjar dhe funksional për realizimin e qëllimit të shkollës, që do të rezultojë me krijimin e iniciativave konkrete, të cilat në fund do të shpërblehen me grante të vogla.
Dea Pllana, e cila ka udhëtuar nga Gjermania është shprehur se kjo shkollë po i tejkalon paragjykimet mes Diasporës, Kosovës dhe Rajonit.
“Nuk kam prit që do të ndodh kështu, sepse kjo shkollë i ka kaluar pritjet e mija. Bashkëpunimi mes Diasporës, Kosovës dhe Rajonit po i tejkalon paragjykimet. Orientimi nga ana e specialistëve është shumë i mirë dhe përmes aktiviteteve, kjo shkollë si program i panjohur është bërë i prekshëm dhe i ndejshëm për neve, ku po e gjejmë vetën”, shtoi Dea.
Ndërsa për Mentor Didën, i cili është i angazhuar si specialist nga Washington D.C. tha se ku ka shumë rini, ka edhe shumë shpresë.
“Neve na ka mbet me mbledh rinin dhe bashkë me krijuar shpresën”, tha Dida sipas të cilit, rinia e shtynë organizatën Germin të kontribuojë më shumë në aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve për të qenë ndryshimtarë në komunitet.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









