Lajme
Mbi 46 milionë persona në gjithë botën e kanë fituar betejën me Covid-19
Mbi 46 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Në bazë të të dhënave të pasqyruara tek Worldometer, si të shëruar nga Covid-19 rezultojnë 46,066,772 persona.
Ndërsa, numri i të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar tashmë në 66,6 milionë. Prej këtij numri, 1,5 milionë persona nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me virusin.
Ndërkohë, SHBA vijon të jetë shteti më i prekur nga pandemia. Vendi numëron rreth 14,9 milionë të infektuar dhe 286,622 viktima nga koronavirusi.
Në vendin e dytë mbetet India me 9.6 milion raste të konfirmuara si dhe 140,072 raste fatale nga Covid-19. Vendi i tretë më i prekur nga pandemia është Brazili me 6,5 të infektuar dhe 175,990 viktima.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












