Lajme
Mbi 40 gra kosovare në ISIS
Janë mbi 40 gra nga Kosova, të lindura kryesisht gjatë të 90-ta, që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS në Siri e Irak. Ka prej tyre që janë kthyer në Kosovë
Kosova, një vend me 1.8 milionë banorë, dominohet kryesisht nga feja islame në mbi 90 për qind të popullsisë. E konsideruar si vendi më diversitet model fetar, radikalizmi islamik megjithatë ka gjet shtrirje mes të rinjve dhe të rejave. Sipas të dhënave, janë mbi 40 gra kosovare, të lindura kryesisht gjatë të 90-ta, që i janë bashkuar, ndër vite, organizatës ISIS në Siri e Irak.
Në një artikull botuar nga “Zëri” thuhet se Kosova ka qenë një nga vendet më pro-amerikane të Evropës qëkur Shtetet e Bashkuara ndihmuan në çlirimin nga regjimi serb. Megjithatë, në një ndryshim gjeneracional në këtë vend me shumicë laike, duke gjet shtrije grupet radikale.
Sipas të dhënave, organizatës terroriste ISIS, që nga fillimi i konfliktit katër vjet më par, i janë bashkuar rreth 300 burra dhe 42 gra. Shumica prej këtyre të fundit, të lindura gjatë viteve 90-ta. Njëra prej tyre është Laura Hyseni.
Sipas këtij hulumtimi ajo ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur. “Ajo mund të merrte një taksi dhe të shkonte nëpër takime nëpër kafene me miqtë e saj në qytet. Vishej njësoj si moshataret e saj – në disa raste me minifunde apo me xhinse.
Ajo qe shumë moderne”, thotë Faik Uksmajli, djali i të cilit, Arbnori, u martua me të.
Lotët i rrjedhin në faqe ndërsa ai kujton, i ulur në një karrige druri në ballkonin e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bujqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj. Jo shumë larg prej këtu gjendet baza kryesore e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Kampi “Bondstill”.
Uksmajli tregon se Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar. “Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.
Ata u bënë myslimanë strikt dhe u shkëputën nga miqtë dhe rrethi i tyre. Arbnori lëshoi mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe, dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë.
Laura, në të 20-at dhe tashmë nënë e dy fëmijëve, u fsheh pas një ferexheje të zezë nga koka deri te këmbët, ishte mbyllur në dhomën e saj dhe rrallë fliste me të tjerët. “Krejt papritur ajo filloi të refuzojë t’ua japë dorën të afërmve”, thotë Uksmajli.
Disa nga ato gra dhe burra që shkuan në Siri, janë kthyer në Kosovë. Policia e Kosovës ka informacione se më shumë se 120 persona janë kthyer, ndërsa shumica prej tyre po hetohen nga hetuesia kosovare. Ndaj disa personave ka filluar procesi gjyqësor, ndërsa ka të tillë që janë dënuar me disa vite burg.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











