Lajme
Mbi 3600 nënshkrime të falsifikuara për një iniciativë popullore, në Zvicër
Bie në sy fakti se shumica e nënshkrimeve të rreme vijnë nga kantoni i Gjenevës, gjithsej 3308 sosh. Shumë syresh janë nënshrkuar nga e njëjta dorë
Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për të ashtuquajturën “nismë furnizimi”, iniciativë kjo në nivel nacional të Zvicrës, janë zbuluar parregullsi.
Gjatë një kontrolli, u gjetën më shumë se 3600 nënshkrime të pavlefshme, siç ka konfirmuar për gazetat Tamedia Kancelaria Federale, e cila është institucioni përgjegjës për pranimin e nënshkrimeve të iniciativave në nivelin federal, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, bie në sy fakti se shumica e nënshkrimeve të rreme vijnë nga kantoni i Gjenevës, gjithsej 3308 sosh. Një analizë forensike ka treguar se shumë nënshkrime ishin shkruar nga e njëjta dorë.
Dy kompani gjithashtu kishin mbledhur nënshkrime për nismën. Sipas shkrimit të gazetës, një pjesë e madhe e informacionit të shpallur të pavlefshëm ka ardhur nga një prej këtyre kompanive.
Komiteti nismëtar është shprehur se dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet. Sidoqoftë, nisma ka plotësuar numrin e nënshkrimeve edhe pa nënshkrime të pavlefshme. Nisma popullore “Po për sigurinë e kujdesit mjekësor” u lançua zyrtarisht pak para Krishtlindjeve, me 108,709 nënshkrime të vlefshme.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












