Maqedonia
Mbi 300 milionë euro shpenzime nga mërgimtarët në Maqedoni
Të huajt që kanë qëndruar vitin e kaluar në Maqedoni nga bankomatet kanë nxjerrë 322 milionë euro. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se shuma e bërë gjatë blerjes me kartela në dyqane thuajse është identike
Raporti i Bankës Qendrore tregon se shumica e të huajve kanë shpenzuar në gusht të vitit 2017, kur vendi është më i vizituar nga turistët nga rajoni dhe më gjerë, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Shumica e të huajve shpenzuan më shumë për akomodim, darka në restorante dhe suvenire. Për një ditë të kaluar në Maqedoni sipas të dhënave, ata shpenzuan nga 50 në 150 euro për person, në varësi të aktiviteteve, përcjell albinfo.ch.
Në gusht të vitit të kaluar, të huajt shpenzuan më shumë, pothuajse 55 milionë, ndërsa muaji i dytë i këtij viti është më i dobëti me vetëm 16 milionë euro.
Vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2016, ka rritje të numrit të turistëve të huaj për 23.5%, tregojnë statistikat shtetërore. Të dhënat tregojnë se këta mysafirë kontribuuan në rritjen e numrit të akomodimeve për të njëjtën periudhë me pothuajse 23% identike. Më të shumtë janë mysafirët nga fqinjësia, pastaj nga Turqia, vendet e Evropës Perëndimore, si dhe ata nga vendet aziatike.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











